U arrestua në Durrës, Lefter Koka mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

schedule14:03 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 14:03 - 14 Dhjetor, 2021

Pas arrestimit në Durrës dhe prezantimit me akuzën e SPAK ndaj tij, ish-ministri Lefter Koka është sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Siç raporton gazetari Ermal Vija për abcneës.al, Koka ka hyrë në ambientet e policisë pa pranga në duar por I shoqëruar me forca të shumta policie.

Ish-ministri u arrestua në lidhje e dosjen e inceneratorëve ku akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”. Koka u mor sot nga ambientet e shtëpisë së tij në Durrës ku edhe u njoh me mandatin e arrestit nga SPAK.

Deri më tani raportohet se të arrestuar janë edhe dy persona të tjerë, megjithatë nuk është bërë e ditur identitetet e tyre dhe funksionet që kanë.

Pritet që autoritetet të dalin në një komunikatë për mediat ndërsa aksioni vijon./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!