U arrestua me bujë, gjykata jep vendimin për Presidentin e Turbinës

schedule12:14 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 12:14 - 23 Dhjetor, 2019

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për presidentin e ekipit të Turbinës, Gentian Gjoka.

Gjoka u arrestua me akuzën e armëmbajtjes pa leje në mes të ish-Bllokut në Tiranë pas sinjalizimit të qytetarëve, ndërsa kishte edhe një urdhër ndalimi nga prokuroria e Vlorës me akuzën e mashtrimit.

Gentian Gjoka 45-vjeç me origjinë nga Vlora u arrestua mbrëmjen e 19-dhjetorit në zonën e Bllokut, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim dhe nga policia e Vlorës nën akuzën e mashtrimit, e megjithatë lëvizte i qetë dhe i armatosur në rrugët e kryeqytetit.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave në kërkim.

Operacioni “Lokalizmi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Kapet një person i shpallur në kërkim, i cili mbante armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin që kanë në juridiksion.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person në kërkim qarkullonte me armë zjarri, nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është organizuar dhe finalizuar operacioni “Lokalizimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

G. Gj., 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në rrugën “Medar Shtylla” dhe falë ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli fizik dhe në banesë këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak.

Nga verifikimet e bëra rezultoi se shtetasi G. Gj. ishte i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!