Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të nisë dy letër-porosi për llogari të hetimit të nisur ndaj suedezit Rikard Sebastian Vall, i arrestuar me 19 pistoleta në pikëkalimin e Muriqanit.
Një prej tyre do t’i drejtohet autoriteteve të Kosovës, ku suedezi 21-vjeçar ka qëndruar 4 ditë dhe ku pretendon të ketë marrë armët nga një person i panjohur.
Letër-porosia tjetër do të niset drejt Suedisë. Përmes saj hetuesit do të kërkojnë informacion për 21-vjeçarin, nëse ai ka qenë i proceduar më herët nga autoritetet e këtij vendi.
Aktualisht, Sebastian Vall po qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”, caktuar për të enjten nga Krimet e Rënda.
Tv Klan