U arratis nga Gjykata e Korçës me pranga në duar, ky është i riu i dënuar për vjedhje

schedule13:24 - 8 Maj, 2022

schedule 13:24 - 8 Maj, 2022

Ky është 21 vjeçari Kristjan Medolli nga fshati Qatrom që është arratisur sot nga ambientet e Gjykatës së Korçës pasi kjo e fundit i caktoi masën e sigurisë arrest në burg.

Ai ishte paraqitur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë e cila i ishte vendosur “arrest me burg”. Me pranga në duar i riu është arratisur nga garazhi i Gjykatës pas mbarimit të seancës ku iu njoftua masa e sigurisë. Dyshohet ai është arratisur në momentin që është zbritur nga eefektivët në garazh për t’ transportuar në burgun e Elbasanit, pasi ai i Korçës nuk ka vende të lira.

Policia ka ngritur postblloqe në aksin nacional Korçë-Pogradec për të bërë të mundur kapjen e tij. I riu është arrestuar më 6 maj për vjedhjen e një banese në Qatrom.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!