U arratis nga burgu i Tepelenës, i dënuari e shijon lirinë vetëm 20 minuta

schedule12:55 - 14 Prill, 2020

schedule 12:55 - 14 Prill, 2020

Një arratisje spektakolare ka ndodhur rreth orës 12:10.

Një i paraburgosur nga Memaliaj ju ka ikur nga duart policëve.

Pas përfundimit të seancës së apelimit ai është shoqëruar nga forcat e policisë, për t’u kthyer sërish në bugun e Bënçës.

Sipas Drejtorisë së Burgut gjatë kryerjes së kontrollit trupor, 32 vjeçari ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik.

Por pas pak gjithçka u kthye aty ku nisi, pasi i paraburgosuri u kap pas 20 minutash nga policia në një zonë pyjore të fshatit Bënçës dhe u fut sërish në qeli.

32 vjeçari është ndaluar si i dyshuar për veprat penale vrasje të mbetur në tentativë dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në shtator të një viti më parë i është dhënë dhe masa e sigurisë “arrest me burg”.

Informacion paraprak.

Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi.

Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!