Media e njohur britanike “The Telegraph” në një artikull të publikuar mbi trafikun e kokainës nga Amerika Latine dhe rolin e shqiptarëve vendosi në shënjestër Dritan Rexhepin.
Rexhepi nëntorin e vitit të kaluar u lirua me kusht nga burgu për akuzat e trafikut të drogës, pavarësisht se konsiderohej si rrezik për t’u arratisur dhe kështu ndodhi.
“39-vjeçari iu tha që të paraqitej pranë autoriteteve çdo 15 ditë derisa t’i mbaronte dënimi në vitin 2027. Por dokumentet gjyqësore, të siguruara nga “The Telegraph”, tregojnë se që nga janari i këtij viti, ai nuk është paraqitur” thotë gazeta britanike.
Por kush është Dritan Rexhepi?
Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.
Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu.
Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zenelin. Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij.
Këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur t’u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës.
Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës.
Gjashtë vite pas arratisjes nga komisariati i Durrësit, në 2013, Gramoz Rexhepi, u kap në Itali. Pala shqiptare që ndërkohë po zhvillonte gjyqin në mungesë në Apelin e Krimeve të Rënda kundër Rexhepit për dy vrasjet e policëve, sapo mësoi arrestimin e tij në Itali, menjëherë nëpërmjet një letërporosie të dërguar në Itali, kërkoi njoftimin e këtij personazhi “Foto”, se në Shqipëri po zhvillohej një proces gjyqësor kundër tij. Por nga Italia ka ardhur një përgjigje surprizë. Gjatë procedurave për njoftimin e të dënuarit Gramoz Rexhepi është mësuar së i dënuari ishte arrestuar në Itali.
Por kjo arratisje e Rrexhepit nga burgu italian të Voghera, nuk ka qenë e fundit. Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion për Dritan Rexhepin në Zyrën Qendrore Kombëtare të Interpolit dhe prej kësaj Zyre u zbulua se Dritan Rexhepi pas arratisjes nga burgu në Itali, ishte arrestuar në Spanjë dhe ishte ekstraduar në Belgjikë.
Por në një tjetër dokument zbulohet edhe arratisja e tretë e Dritan Rrexhepit. Më pas Gramoz Rexhepi u arrestua në Ekuador dhe u dënua me 13 vite burgim për trafik të 278 kg kokainë dhe grup i strukturuar kriminal. Në nëntor të vitit të kaluar u lirua me kusht por më pas u arratis.
Gazetari i ABC, Artan Hoxha ka mundur disa vite më parë të realizojë edhe një intervistë ekskluzive me Dritan Rexhepin.
Po ju sjellim më poshtë intervistën në Shkurt, 2020 të realizuar nga Artan Hoxha me Dritan Rexhepin:
Gjate diteve te fundit emri juaj ka qene me i lakuari ne media, apo nga informacionet e dhena prej grupit te hetimit ne lidhje me pengmarrjen e 17 janarit 2020, ku u rrembye dhe tashme deklarohet se eshte vrare e me pas i eshte zhdukur kufoma Jan (Dod) Prenges. A jeni ne dijeni per kete fakt?!
Si fillim faleminderit qe po me jepni mundesine te flas ne lidhje me kete ngjarje. Po, kam marre dijeni nga njerez te mi te afert per cfare ka ndodhur aty.
Sigurisht qe do te doja te kisha folur qe ne momentin e pare kur jam njoftuar se eshte perfshire emri im ne kete histori. Madje nese do isha i lire ne Shqiperi do kisha dale menjehere ne media per te sqaruar pozicionin tim.
Jam vene ne dijeni me kete ngjarje pak me vonese dhe per aq kohe sa mund te vihet ne dijeni nje person qe eshte i izoluar ne nje vend te larget te botes.
Pavarsisht cfare thuhet une dua te them gjerat ashtu si i di une.
Nuk eshte se di dhe shume hollesira cfare behet aty pasi une nuk kam shume mundesi informacioni, por kam mbetur i habitur kur mesova se akuzohesha si njeriu qe ka organizuar gjithe kete ngjare.
Ku ndodheni aktualisht, nga po flisni?
Une jam i izoluar ne nje burg te sigurise se larte ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.
Ndodhem i burgosur ne kete vend qe nga 26 qershori i vitit 2014 kur jam arrestuar bashke me nje grup te madh personazh. Por nga 11 persona qe jane ndaluar ne ate kohe, te gjithe jane liruar, ndersa une jam i vetmi qe kam mbetur ne burg.
Gjashte prej te arrestuareve kane marre pafajesi, ndersa 4 personat e tjere qe iu kap ne banese sasia e kokaines, mes tyre nje shtetas nga Kili dhe 3 nga Ekuadori e pranuan akuzen dhe jane liruar me kusht. Vetem une nuk jam liruar sepse me pengon kerkesa e ekstradimit per ne Shqiperi.
Per cfare jeni arrestuar?
Jam arrestuar nga policia Ekuadoriane ndersa ndodhesha duke pire kafe ne qendren tregetare “Mol Del Sol”, ne Guajakil, qytetit port me te madh te shtetit te Ekuadorit. Akuzohem bashke me nje grup personazh, si pjese e nje organizate per trafikimin e nje sasie kokaine prej 249 kilogramesh.
Them akuzohem sepse une nuk e kam pranuar kurre perfshirjen time ne kete ngjarje, dhe nuk me eshte kapur mua ngarkesa. Per kete shkak jam duke zhvilluar nje beteje te gjate ligjore me gjykatat e ketij vendi. Per momentin ceshtja ime eshte ne gjykaten e larte te Ekuadorit. Gjyqi besoj do te zhvillohet pas disa muajsh, kete vere.
Sa eshte denimi qe keni marre nga drejtesia e Ekuadorit?
Momentalisht jam denuar me 13 vite, edhe pse kam mbetur i vetmi ne burg nga 11 personat qe u kapen ne vitin 2014. Deri tani kam qendruar ne burg per me shume se 5 vite e 7 muaj.
Arrestimi juaj ne vitin 2014 eshte cilesuar si nje sukses i madh edhe nga zyrtaret e larte te Interpolit ne Lion te Frances. A jeni ne dijeni te kerkesave per ekstradim nga disa vende te Europes, perfshire ketu dhe Shqiperine?
Po jam vene ne dijeni nga avokati se me kane kerkuar per ekstradim ne Europe, por deri tani une kam pranuar vetem kerkesen per ekstradim ne Shqiperi.
Ekstradimin per tu kthyer ne Shqiperi e kam pranuar une nuk e kam kundershtuar. Por nuk me sjellin ne Shqiperi pa mbaruar me pare gjyqet ne te gjitha shkallet ne Ekuador.
Do te nis dosjen e ekstradimit qe ta shikosh se une e kam pranuar vet te ekstradohem ne Shqiperi.
Per momentin jeni personi me i akuzuar ne Shqiperi si organizatori dhe urdheruesi i nje pengmarrje qe sipas policise ka shkuar keq, dhe personi i marre peng tashme ka humbur jeten pavarsisht se trupi i tij nuk eshte gjetur ende. Per me teper, viktima Jan Prenga, eshte nje njeri krejt i pafajshem ne nje trafik nderkombetar kokaine qe dyshohen ta kene bere vellezerit e tij, si dhe eshte babai i 5 femijeve. Jeni ne dijeni te ketij fakti?
Nese rezulton e vertete se personi per te cilin ju folet ka humbur jeten ne rrethana te tilla, eshte me te vertete nje ngjarje shume e rende.
Une do ti shprehja ngushellimet e mia familjes dhe femijeve te Jan Prenges per ate qe i ka ndodhur. Por e refuzoj kategorikisht perfshirjen time ne kete ngjarje.
Nuk kam asnje lidhje me kete ngjarje dhe nuk ka si te kem kur ndodhem prej afro 6 vitesh ne nje burg te sigurise se larte ne anen tjeter te botes, ne Ekuador.
Nuk ka asnje prove qe me lidh mua me kete ngjarje. Nuk e di kush eshte kaq i interesuar nga ju ne media, duke filluar qe nga ju si gazetar apo dikush tjeter qe te mi bej keto trillime pa patur asnje akuze zyrtare nga shteti dhe ti fryjne kaq keq pa arsye.
Une nuk ndodhem per pushime ketu ku jam. Jam i denuar ne nje burg te sigurise se larte, survejohem me roje dhe me kamera 24 ore ne 24. Jam gjithe kohes ne vezhgim dhe pergjim per cdo levizje qe bej ketu brenda, per cdo kontakt qe bej dhe me kedo qe flas.
Madje edhe ndersa jam duke komunikuar me ju jam ne vezhgim dhe pergjim.
Mbi ju ka nje akuze si organizatori dhe porositesi i nje sasie prej 283 kg kokaine qe eshte grabitur nga nje kontenier bananesh qe vinte nga porti Guajakil i Ekuadorit ne portin e Portsmuthit ne Angli?
Kjo eshte per te qeshur. Nuk e di ne cilin film mund ta keni pare kete gje, por me nxirrni nje prove te vetme qe me lidh mua me kete histori. Jam shume kureshtar te shoh qofte dhe nje prove te vetme.
A e kuptoni qe ndodhem ne burg ne fund te botes, i survejuar ne cdo moment, ku cdo takim, telefonate eshte ne pergjim nga autoritetet ketu? Ketu ku jam une nuk punon asnje lloj telefoni celular.
Funksionojne vetem telefonat me gabine te burgut. Kjo per faktin se midis bandave ne burgjet Ekuadoriane jane bere shume vrasje dhe policia ka vendosur antena bllokuese duke nxjerre jashte perdorimit cdo telefon celular.
Jeni akuzuar si porositesi i ngarkeses nga Ekuadori ne Britani, dhe ka pergjime bisedash telefonike mes jush dhe Ndrek Prenges, njerit prej vellezerve Prenga qe ndodhet ne burg ne Angli.
Kush me akuzon? Nuk di te kete nje akuze zyrtare aty ndaj meje. Une kam avokat aty te pajtuar per gjyqin qe kam ne gjykaten e larte dhe ai nuk eshte thirrur dhe nuk ka asnje informacion zyrtar per kete gje.
Nuk ka asnje urdherarresti apo urdherndalimi ndaj meje. Nuk ka asnje fakt, asnje prove konkrete qe me lidh mua me kete ngjarja.
Te vetmit njeres qe une flas kur me lejohet nga burgu jane familjaret e mi ne Shqiperi, askush tjeter.
Ne media jane publikuar biseda te pergjuara telefonike mes teje dhe Ndrek Prenges ne lidhje me ngarkesen e zhdukur te kokaines.
Akuzat e publikuara nga media i referohen grupit hetimor?
Kush e pohon qe kam folur une personalisht me kete Ndreken? Kush qenka ky Ndreka?
Ndrek Prenga eshte vellai i Jan Prenges, personit te marre peng dhe te zhdukur ne Shqiperi me 17 janar 2020. Ndrek Prenga eshte ne burg ne Angli.
Me tregoni kush eshte personi qe thote se ka folur me mua ne telefon? Ku mbeshtetet kjo akuze? Me cfare kam komunikuar une?
Sot pergjohet cdo gje ne planet dhe diku dhe dikur le nje gjurme.
Po pse pikerisht eshte permendur emri juaj dhe jo emri i dikujt tjeter qe ka komunikuar me vellezerit Prenga?
Nuk mund te perjashtoj mundesine qe dikush tjeter i ka kercenuar ne emrin tim ose ka folur ne emrin tim. Por ne menyre kategorike nuk kam folur dhe as ia kam idene fare cfare po ndodh atje.
Mbase per shkak te te kaluares sime, per shkak te faktit qe jam i denuar ne nje burg ne Ekuador, per ta bere me te frikshme kercenimin ndaj tyre dikush tjeter qe ka dashur te perfitoje nga kjo ngjarje ka permendur emrin tim?!
Nuk e di per kete nuk te them dot gje. Por une nuk kam asnje kontakt me keta njeres, nuk i njoh, as nuk kam degjuar per ta pervec cfare eshte folur keto dite.
Media ka publikuar disa biseda te pergjuara mes jush dhe njerit prej vellezerve Prenga, diku rreth dates 22 janar, 5 dite pasi kishte ndodhur pengmarrja, ku thuhet se njerezve tuaj ne Angli u jane kthyer 106 kg kokaine dhe 700 mije paund, pjese e ngarkeses se grabitur ne Portsmuth?
Me vjen keq qe vazhdoni te kembengulni per skenare filmash. Me nxirrni nje prove te vetme.
Nje telefon, numer telefoni, tabolat, bisede te pergjuar, deshmitar qe te provoje kete gje.
Une nuk jam as drejtor banke dhe as biznesmen ne Ekuador qe te porosis konteniere me banane te mbushur me kokaine apo te arketoje shuma 700 mije paund. Kjo eshte si ajo genjeshtra qe u tha ne media as arrestimit tim ne Ekuador.
Ku pretendohej qe bashke me mua ne qershorin e 2014-es ishte arrestuar edhe babai im.
Babai im 73 vjec, me 100 halle qe i kane rene ne kurriz perfshire dhe hallin tim, ska shkelur kurre ne Ekuador. Ai ka nje vresht atje ne fshat dhe shet vere.
Ai e kishte denoncuar qe ne marsin e 2014-es qe i kishte humbur pasaporta ne policine e Vlores. Mediat e nxoren babain tim pensionist trafikant ne Ekuador.
E kuptoni cfare behet?! Prandaj po e sqaroj njehere e mire kete akuze, nuk kam folur me asnje nga vellezerit Prenga, ca me teper me nje prej tyre qe eshte ne burg ne Angli.
Nuk nuk njoh ndonje shkodran apo te kem bashkepunuar me te. Nuk i njoh dhe as kam komunikuar me asnje person te familjes Doci apo qe ka mbiemrin Doci, nuk njoh askend prej tyre. Qe nga koha qe jam ne burg nga qershori 2014-es nuk kam komunikim me asnje person nga Shkodra apo keta te tjeret.
E vetmja gje qe me shkon ndermend eshte qe dikush ju ka bere presion ne emrin tim. Une kam 15 vite larg Shqiperise, i arratisur nga burgu, i denuar per vrasje, i burgosur ne Ekuador, duket sikur i plotesoj elementet per tu perdorur si kercenim.
Por me qe ju thoni se prokuroria ka thene eshte filani qe ka folur ne tel dhe nese ka tabolatet e atij qe ka folur ne emrin tim, ta publikoj ose nese ka identitetin e atij qe ka folur ta publikoj qe ta di edhe une per cfare behet fjale se edhe mund ti ndihmoj nese vertet eshte dikush qe ka perdorur emrin tim.
Per keto gjera, tha ky, tha ai kam 15 vite neper gjyqe ne Shqiperi.
Grupi herimor pretendon se ju keni folur me familjen Prenga dhe u keni thene se kush e ka kufomen e vellait te tyre, madje u keni treguar dhe emrat e personave qe kane kryer pengmarrjen, behet fjale per shtetasit, Gentian Doci, Altin Hajri, Korado Doda?
Nuk ka asgje te vertete, po te them qe nuk kam folur me askend nga keta persona qe permenden aty. Madje as nuk i njoh dhe as i kam takuar kurre keta persona.
Po me Altin Hajrin ke njohje, ke kontaktuar ndonjehere me te?
Policia e ka gjetur vet kush ka folur me kete person dhe cdo gje tjeter rreth tij. As e njoh dhe as kam folur kurre me kete person, as e kisha degjuar ndonjehere me pare.
Po pse e kane lidhur me emrin tuaj me kete ngjarje?
Kete deshiroj ta mesoj edhe une, se ma kane bere familjen nje grusht dhe prinderit i kam ne moshe te thyer. Mbas gjithe kesaj qe ka ndodhur edhe une vet jam shume i interesuar per te pare kush fshihet pas kesaj historie. Madje i bej thirrej cdo personi qe ka dijeni mbi vendin ku mund te jete fshehur trupi i viktimes, te njoftoje autoritetet qe familjaret e tij te kene nje mundesi ku te ngushellohen per dhimbjen e tyre.
Ne momentin e arrestimit tuaj ne Ekuador, ju ishit ne listen e 10 personave me te kerkuar nga Interpoli, nderkohe ne adresen tuaj ishin leshuar 3 kartela te kuqe arrestimi nga vendet e BE-se. Ne listen e 18 personave me te kerkuar qe policia britanike ka publikuar me 4 shkurt 2013, emri juaj perfshihej ne 10 te paret per rrezikshmeri shume te larte. Pse ka ndodhur ky fakt?
Nuk e di kete gje, por mbase ka ndikuar fakti qe une jam arratisur disa here nga burgu, ne Shqiperi, Itali apo Belgjike. Policia Britanike me sa di une nuk ka publikuar kurre asgje ndaj meje, sepse une nuk kam shkelur kurre ne ishull e aq me pak te kem patur probleme.
Ne Angli publikimin qe une jam pare aty e ka dhene nje agjensi private investigimi nga nje telefonate anonime, ndersa une ndodhesha ne Ekuador. Shkrimin e bazuar mbi kete agjensi e ke te publikuar edhe sot ne internet.
Pastaj bazuar mbi kete shkrim lajmet ne Shqiperi apo dhe ne disa vende te tjera te Europes u manipuluan apo e trilluan historine per tu dukur me e bukur, mbase per te terhequr me shume vemendjen e publikut.
Situata ishte identike si u veprua ne 2006-en apo sic po fryhet tani me rastin e fundit. Per te vertetuar kete kam vulat ne pasaporten qe kam perdorur ne ate kohe. Ky informaciom me pas u publikua nga mediat qe e intriguan si histori te vertete, gati ne te njejten menyre si po sillen dhe ne rastin e tanishem.
Aktualisht sa denime te tjera jane dhene per ju ne Europe?
Fillimisht ne Shqiperi me dhane burgim te perjetshem, por pastaj ceshtja u rigjykua dhe u vendos me 25 vite burg. Ky vendim eshte dhene nga gjykata e krimeve te renda me 23 maj 2013, dhe eshte ne pritje te gjykimit nga Gjykata e Larte, pasi Gjykata Kushtetuese ne mars 2018, e ka kthyer ceshtjen per rigjykim.
Shpresoj shume qe aty te dale e verteta, pasi dy personat e tjere qe ishin denuar me mua nga 20 vite burg, Shefqet Seferi dhe Sokol Halili tashme jane liruar si te pafajshem. Dosja ime u vecua dhe tashme i denuar perfundova vetem une. Jam arrestuar pasi u arratisa nga Shqiperia ne qytetin e Amsterdamit ne Hollande me 30 mars 2008. Nga aty me ekstraduan ne Itali pasi nga pergjimet telefonike rezultoja i perfshire ne nje trafik kokaine. Italianet mu qepen pas dhe besoj se ne Amsterdam ishte kembengulja e tyre qe me arrestuan.
Ne Itali me denuan me 25 vite burg per trafikimin e 5 kilogrameve kokaine. Me gjykim te shkurtuar mbeti 16 vite e 8 muaj burg. Une aty kam bere vetem tre vite burgim sepse me pas, me 17 mars 2011, jam arratisur nga burgu i Vageras ne Pavia.
Mediat ne Spanje ju kane cilesuar si mbreti i arratisjeve kur jeni arrestuar ne vitin 2011 ne Barcelone nga policia Spanjolle. Aty jeni akuzuar se keni grabitur nje shume te madhe afro 1 milione e gjysem euro ne nje banke, bashke me persona te tjere. Cfare ka ndodhur ne Barcelone?
Nuk eshte e sakte ajo qe eshte thene ne ate kohe. Mediat spanjolle me kane akuzuar per 101 te zeza por nuk ka asgje te vertete, ndryshe do te isha ne burg ne Spanje jo ne Ekuador ku ndodhem tani.
Ne Spanje une nuk kam bere asnje grabitje, aq me teper banke. Une jam arrestuar me 26 qershor 2011, rastesisht dhe mbasi verifikuan kush isha me ekstraduan ne Belgjike pas nje muaji. Operacioni i policise u zhvillua ne lagjen ku une qendroja me qira, dhe une jam kapur rastesisht.
Nese do kisha grabitur nje banke aq me teper me nje shume te tille parash, nuk do te me ekstradonte Spanja per pak jave ne Belgjike, ku une kisha nje denim minimal por do te me mbante aty.
Ne Spanje une u arrestova per motive ekstradimi ne Belgjike, mbas nje muaji u ekstradova se ne Spanje nuk kisha asnje akuze.
Pavarësisht kesaj qe sapo thate, por nofken “mbreti” i arratisjeve nga burgu nuk ua kane vene kot?!
Jam arratisur tre here nga burgjet, por nuk i kam bere askujt dem.
Jam munduar te mos lendoj askend gjate veprimeve te mia te arratisjes. Kam ikur gjithnje me zgjuaresine dhe zotesine time. Cdo i burgosur ne bote kerkon te arratiset, vetem po nuk iu dha mundesia.
E vetmja gje qe kam peng qe nga viti 2006, kur u arratisa nga qelite e izolimit ne Durres, jane ata dy policet e Durresit qe i futen ne burg per arratisjen time.
Atyre u kerkoj sinqerisht falje, se ishin hallexhinj. Me kujtohet qe blinte njeri nje dite gazeten dhe tjetri diten tjeter qe te mos harxhonin 500 leke te vjetra.
I urdheruan te me linin vetem dhe me pas i futen ne burg pasi ika une.
Une u arratisa pasi e pashe se donin te me benin koke turku.
Kjo eshte verteta. Anton Martinin, prokurorin e ceshtjes ne ate kohe e ke gjalle pyete cfare pretendonte nga une.
Kur jeni arrestuar per here te fundit ne Shqiperi dhe per cfare akuzash?
Per here te fundit jam arrestuar ne Tirane, ne 26 janar 2006 ndersa po pija kafen e mengjesit me nje shokun tim ne Hotel Tirana.
Sapo me arrestuan, te gjitha gazetat dhe televizionet me akuzuan per 16 vrasje.
Me cilesuan menjehere, arrestohet vrasesi me pagese, per grabitje, etj. Po ate dite, me forca te shumta policie me moren nga Tirana dhe me derguan ne Durres, pasi ngjarja per te cilen akuzohesha kishte ndodhur ne territorin e qarkut te Durresit.
Ju nderkohe akuzoheshit per vrasjen e 3 shtetasve, ekzekutimin ne rrethana cilesuese te dy policeve Arben Keqi e Durim Kasmi si dhe per plagosjen e rende me pasoje vdekjen e pronarit te lokalit Raim Bakiasi?
Ajo eshte nje histori e gjate qe kerkon disa nete dimri per ta treguar. Ne fakt une jam akuzuar jo per dy police por vetem per rastin e Durim Kasmit, dhe atij personit tjeter.
Se pari nuk e di se si prokuroria sajoi nje person krejt te pabesueshem. Gjeti nje hallexhi qe nuk dinte as te shkruante dhe as te lexonte.
Nje fare Shefqet Seferi, i cili nuk e di ne cfare rrethanash ne ate kohe firmosi cfare i tha prokurori per te me bere mua koke turku per nje ngjarje vertete shume te rende, sepse humben jeten 2 persona.
Fillimisht dhe ate e denuan me 20 vite burg por me pas e shpallen te pafajshem. Gjate hetimit ai deklaroi se nje person nga Nikla, qe kishte probleme hasmerie e kishte kontaktuar qe ky te organizonte nje vrasje duke gjetur vrases me pagese.
Sipas akuzes se prokurorise ky kishte gjetur dy persona nga Vlora, Sokol Halili dhe une, dhe na kishte paguar per te bere vrasjen.
Me keto deklarime te cilat po ky person i rrezoi gjate procesit ne gjykate, u denuam 3 veta perfshire dhe ate vet. Une u denova fillimisht me burgim te perjetshem, me pas me 25 vite burg, Sokol Halili me 20 vite burg dhe Seferi me 20 vite burg.
Me vone gjykata e ndau dosjen, dhe personin qe pretendohej se kishte organizuar vrasjen e shpalli te pafajshem per mungese provash, personin tjeter qe akuzohej bashke me mua per vrasjen po ashtu e shpalli te pafajshem.
Vetem une qe u gjykova ne mungesa u denova me 25 vite burg ne gjykaten e Krimeve te Renda me 23 maj 2013.
Pas nje historie te gjate gjyqesh ne te gjitha shkallet e gjyqesorit, ne mars 2018 gjykata kushtetuese ktheu ne gjykaten e larte per gjykim dosjen time.
Aktualisht jam ne pritje te gjykimit ne Gjykaten e larte, ku kam shprese qe ne fund te dale e verteta, pasi tani edhe dy “bashkepunetoret” e tjere ne kete ngjarje kane fituar pafajesi.
Mua per te drejta te barabarta me takon pafajesi ne cdo gjykate te planetit se eshte e njejta ceshtje identike.
Duke pare gjithe keto ngjarje ku ju jeni perfshire gjate jetes tuaj, vrasje policesh, trafik droge, arrestime, arratisje te bujshme nga burgu, denime te renda ne disa shtete, tani kur keni mbushur 40 vjec dhe nderkohe ju presin dhe tre denime te tjera me burgime te gjata, cfare ju vjen ndermend kur ktheni koken pas?
Une ne vitin 2005 kisha ndermend te mbaroja universitetin, Fakultetin per Drejtesi, pra te diplomohesha si jurist dhe pastaj te shihja se cfare do te me sillte jeta.
Nuk isha nisur per tu bere killer me pagese si me akuzuan per vrasjen e dy policeve dhe te nje personi tjeter qe kur isha 18 vjec dhe as trafikant droge. Te jesh killer me pagese dhe te studiosh per tu diplomuar si jurist jane dy pole ekstreme.
Se keshtu i bie qe jam “killer me diplome juridiku”.
Dhe keto mediat ne Europe apo aty ne Shqiperi mire qe nuk e kane ditur kete fakt se pale cfare do me kishin sajuar.
Me kete CV “killer me pagese me diplome juristi” me te vertete qe do te kisha perfunduar ne top-liste dhe do kisha kapur faqet e para. (qesh)
Po mire qe Shqiperia eshte nje grusht vend, dihet kush ka qene dhe kush jane killerat. Une nuk kam asnje bela mbi supe te ketij niveli, nuk kam asnje hasem, nuk kam asnje armik. Skam asnje pasuri qe te me dergojne dhe ate formularin e KCK-se.
Ju jeni arrestuar disa here dhe jeni denuar per trafik nderkombetar droge, madje jeni nder shqiptaret e pare ne mos i pari fare qe jeni denuar per trafik droge ne Ekuador?
Ashtu si me ka marre jeta mua cfare prisnit te beja?! Te thashe doja te behesha jurist, dhe perfundova i akuzuar per vrasje me pagese, madje per nje krim qe denohesha me burgim te perjetshem.
Kisha dy rruge, ti dorezohesha nje sistemi te padrejte dhe te kalbur ne Shqiperi qe do me conte ne burgim te perjetshem apo te kerkoja nje mundesi te dyte per te bere dicka tjeter me jeten time.
Por ajo qe me ndodhi ne Shqiperi me ndoqi pas gjithe jeten, dhe kudo qe te shkoja nuk mund te jetoja apo punoja lirisht. Isha shpallur nje person shume i kerkuar nga Interpoli ne cdo cep te botes.
Pra duhej te jetoja gjithnje me rrezikun se diku, dikush nje dite do me kapte. Ne keto kushte nuk mund te gjeja nje pune normale, nuk mund te beja nje jete te lire. Serish e vetmja zgjidhje qe mu ofrua ishte te siguroja parate per te jetuar ne menyre te paligjshme.
Per kete shkak u futa ne trafikun e droges.
Jam marre me droge ne Hollande kur ika nga Shqiperia sepse nuk punoja dot, nuk kisha as dokumenta. Instikti i mbijeteses me coi ne ate drejtim.
Me pas ne Itali me arrestuan me 5 kile droge. Ne Ekuador me akuzojne si i perfshire ne ate ngarkesen e 249 kg kokaine, por ajo u kap ne banesen e 4 personave qe e pranuan ne gjykate se ishte droga e tyre, madje sot pas 6 vitesh jane te liruar me kusht.
Nuk mu kap mua droga, prandaj nuk e kam pranuar kurre akuzen. Por edhe ne kete lloj jete, jo normale dhe te paligjshme, jam mundur gjithnje te bej miq dhe te jem korrekt aq sa te lejon kjo lloj jete dhe ky lloj “biznesi” te jesh korrekt.
Pavarsisht cfare me eshte dashur te kaloj apo te vuaj mendoj se kam bere vetem miq, nuk kam armiq.
Populli thote secili mban koken e vet mbi supe dhe gjithkush nga ne mban pergjegjesi per ato qe ben ne te vertete dhe jo ato qe ia sajojne te tjeret.
E verteta nuk eshte ajo qe kam degjuar keto dite te flitet ne Shqiperi, te pakten per mua. Nuk e di cfare provash ka ne te vertete policia apo prokuroria sepse nuk kam pare asnje polic apo asnje prokuror te flas publikisht me prova apo me vendim gjykate.
Gramoz Rexhepi mban pergjegjesi per ato qe ben personalisht jo per ato qe te tjeret duan apo dyshojne se i bej une.
Nuk eshte se kisha qejf te madh te jepja interviste, as kam ndonje kenaqesi te jap interviste, madje as kam dhene kurre me pare.
Sepse jam bere i “famshem” ne mediat shqiptare apo nderkombetare pa folur asnjehere me to.
Por kete here rrethanat me detyruan ta bej kete gje, per te treguar si eshte e verteta realisht dhe se nuk mund te mbaj mbi shpine akuza kaq te renda per ngjarje qe jo vetem nuk i kam organizuar apo kryer une, por as kam patur dijeni per to dhe personat e perfshire ne keto ngjarje. /abcnews.al
GJENI KËTU PJESËN I TË INTERVISTËS