U arratis me helikopter dhe miliona dollarë, Biden: Këshilla që i dhashë Presidentit afgan

schedule22:44 - 16 Gusht, 2021

schedule 22:44 - 16 Gusht, 2021

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se kreu i shtetit afgan Ghani nuk e dëgjoi këshillën e tij që të negociojë një zgjidhje politike me talebanët. “Zoti Ghani këmbënguli se forcat afgane do të luftonin. Por padyshim që ishte gabim” tha ai.

Lexo edhe: Biden: Trupat amerikanë s’kanë pse vdesin në një luftë që s’po luftohet nga vetë afganët

Ambasada ruse në Kabul njoftoi sot se Presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi me katër makina dhe një helikopter plot miliona dollarë.

Lexo edhe: “I qëndroj deri në fund vendimit, nuk do bëj gabimet e së shkuarës”, Biden: Do ta mbështesim popullin afgan

Ghani, vendndodhja e të cilit nuk dihet e saktë, u largua nga Afganistani të dielën ndërsa talebanët hynë në qytet pothuajse pa rezistencë. Mediat ruse raportojnë se ai mund të jetë në Oman, ndërsa media të tjera kanë raportuar më parë për Taxhikistanin.

Kabuli dhe i gjithë vendi është përfshirë nga kaosi, pasi njerëzit duan të largohen për shkak se i tremben hakmarrjes së talebanëve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!