Pesë turistë spanjolle u përballën me agresivitetin e një pronari në Borsh të Sarandës. Incidenti ndodhi pasi turistët janë ankuar për shërbimin në lokal dhe u larguan me makinën e tyre.
Në këtë moment pronari i lokalit i ka ndjekur nga pas duke i fyer. Gjithashtu thuhet se ai ka qëlluar edhe me gurë, por policia ende nuk e konfirmon një fakt të tillë./ABC News Albania 24/7