U akuzuar për pedofili, Gjykata jep vendimin për 76-vjeçarin nga Prizreni, që u zbulua nga “Piranjat”

schedule16:02 - 29 Prill, 2022

schedule 16:02 - 29 Prill, 2022

Gjykata Themelore në Prizren o ka caktuar masën e paraburgimit 76-vjecarit, nga Prizreni që po dyshohet për pedofili.

Sipas njoftimit, mbi F.K., rëndon akuza për veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet.

E për kryerjen e kësaj vepre penale, gjykata tha se ka prova të mjaftueshme.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: U kap “mat” nga “Piranjat” për pedofili, policia gjen prova në banesën e 76-vjeçarit në Prizren

Njoftimi i plotë;

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet

Prizren, 29 prill 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 28.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 27.05.2022, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet nga neni 231 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe faktin se i pandehuri nuk është paraqitur në Polici me ftesë të rregullt, kjo tregon rrezikun me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund ti shmanget përgjegjësisë penale dhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

“Piranjat” i ra në gjurmë 70-vjeçarit nga Prizreni, i cili e bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe përkundër që ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj.

Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësimdhënësit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.

Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe i njëjti largohet duke kërkuar që të fiket kamera televizive./Express