Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve, ka vënë në pranga dy punonjës të burgut të Reçit të cilët u pezulluan nga detyra, përmes një urdhri të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.
Arrestimi i Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër është bërë pas denoncimit në një emision investigativ ku bashkëshortja e një prej të dënuarve Martin Tushes i akuzonte për korrupsion.
Latoshi dhe Hoxha me detyrë edukatorë, në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga Martini në këmbim të disa shërbimeve.
Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove.
Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para./abcnews.al