Ka reaguar 76-vjeçari nga Prizreni, F.K, që u akuzua për pedofili, e për të cilin Prokuroria Themelore e Prizrenit nisi sot hetimet. Rasti u bë publik në puntatën e parë të emisionit “Piranja” në ABC.
Përmes një postimi në Facebook, profesori ka mohuar akuzat, duke thënë se situata është krejt ndryshe.
“Po çarkullojnë do gjera nga një tv.i Shqipërisë në emer timin ! Nuk janë të verteta ! Do të vertetohen shpejtë ! Situata është krejtë ndryshe ! Janë kamuflazh e përgaditur mirë me qellim komprimitimi ! Ju lutem mos komentoni pa lidhje dhe per gjera të paverteta e të pa verifikura !” ,ka shkruar i moshuari.
Ndryshe, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë nisur hetimet ndaj 70-vjeçarit nga Prizreni me profesion mësimdhënës, i dyshuar për pedofili. Rasti u bë publik në puntatën e parë të emisionit “Piranja” në ABCnews.al.
Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, Policia Rajonale e Prizrenit tha se mësimdhënësi është identifikuar por i njëjti nuk është gjetur në adresën e banimit.
“Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcnews.al. I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Express.
“Piranja” i ra në gjurmë 70-vjeçarit nga Prizreni, i cili e bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe përkundër që ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj.
Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësimdhënësit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.
Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe i njëjti largohet duke kërkuar që të fiket kamera televizive./Express