Mbretëria e Bashkuar ka bllokuar transmetimin të një takimi të OKB-së të mërkurën, në të cilin do të flasë komisionerja ruse për fëmijë Maria Lvova-Belova. Ajo akuzohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për dëbimin e fëmijëve ukrainas.
“Ajo nuk duhet të këtë askes në një platformë të OKB-së për të përhapur dezinformata,” shkroi misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OKB në Twitter.
“Nëse Maria Lvova-Belova dëshiron të japë llogari për veprimet e saj, ajo mund ta bëjë këtë në Hagë”.
Një përfaqësues rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, u përgjigj në Twitter duke thënë: “Vendet perëndimore sigurisht që do të preferonin të vazhdonin të përhapnin gënjeshtra dhe lajme të rreme mbi gjoja “rrëmbimin e fëmijëve” të Rusisë nga Ukraina.
Ai gjithashtu premtoi hakmarrje, duke thënë se Rusia që tani e tutje do të bllokojë transmetimet në internet të OKB-së për të gjitha takimet e ngjashme duke cituar “klauzolë të censurës në Mbretërinë e Bashkuar”.
Britania tha gjithashtu se ambasadori i saj nuk do të merrte pjesë në takim. Sipas misionit të Rusisë në OKB, takimi do të zhvillohet në ora 10:00 të mëngjesit të së mërkurës në Nju Jork. Lvova-Belova pritet të shfaqet virtualisht.
Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1 prill.
/abcnews.al