U akuzua për abuzim ndaj modeles, merret vendimi final për Hudson-Odoi

schedule17:54 - 13 Qershor, 2020

schedule 17:54 - 13 Qershor, 2020

Callum Hudson-Odoi është shpallur i pafajshëm pasi u akuzua për abuzim seksual me një modele 19 vjeçare. Talenti i Chelsea ka konfirmuar gjithçka në faqen e tij zyrtare në Twitter.

LEXO EDHE: Dhunoi fizikisht dhe abuzoi me modelen, 19 vjeçari i Chelsea rrezikon shumë

“Në një kohë, kur ka gjëra më të mëdha që ndodhin në botë, ju gjithashtu mund të jeni të vetëdijshëm për akuzat serioze që janë bërë kundër meje. Unë kam qëndruar i heshtur dhe kam ndihmuar policinë plotësisht gjatë hetimeve të tyre, pasi e dija që së shpejti do të vinte dita kur emri im do të pastrohej.

Pas një hetimi të plotë, policia tani ka konfirmuar se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm”, ka shkruar Odoi në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!