U akuzua nga Papu Gomez, Gasperini i kthehet dhe e “godet” me stil

schedule11:59 - 18 Gusht, 2021

schedule 11:59 - 18 Gusht, 2021

“Gasperini desh më sulmoi fizikisht, kurse presidenti Percassi nuk kishte këllqe t’i thoshte të më kërkonte falje”. Papu Gomez kishte deklaruar edhe shumë gjëra të tjera në intervistën e dhënë për La Nacion, ndërkohë që shumë shpejt ka marrë një replikë nga trajneri Gian Piero Gasperini, i cili ka folur për Gazzetta dello Sport shkurtimisht.

“Sjellja dhe qëndrimet e Gomez, brenda dhe jashtë fushës, ishin bëtë të papranueshme për trajnerit dhe shokët e tij të skuadrës. Agresioni fizik ishte i tiji, jo i imi. Arsyeja e vërtetë që ai u largua nga Bergamo është sepse ai nuk respektoi pronarët e klubit. Shpresoj që Gomez të vazhdojë të flasë për vetën me paraqitje të mira në fushë, siç bëri tek Atalanta”, është shprehur trajneri i Atalantës.

 

ÇFARË KISHTE THËNË PAPU GOMEZ – “Kam bërë diçka gabim, nuk iu binda ndryshimeve taktike në ndeshjen e Champions League kundër Midtjylland. Kishim mbetur edhe 10 minuta në pjesën e parë dhe trajneri më kërkoi të lëvizja në të djathtë, por isha mirë në të majtë.

I thashë jo.  Ishte situata perfekte që trajneri të nervozohej me mua, pasi e bëra në fushë diçka të tillë dhe para kamerave. E kuptova që do të zëvendësohesha në pjesën e parë dhe ashtu ndodhi. Në dhomën e zhveshjes ai e kaloi kufirin dhe u përpoq të më sulmonte fizikisht.

Aty thashë mjaft, sulmi fizik është i patelorueshëm. I kërkova takim presidentit Percassi dhe i thashë se nuk do ta kisha problem të ecnim përpara. E kuptova që gabova, si kapiten nuk isha sjellë mirë dhe kisha qenë një shembull i keq duke mos iu bindur trajnerit. Gjithashtu i thashë se doja një falje nga Gaseprini.

Të nesërmen pati një takim me gjithë ekipin. I kërkova falje trajnerit dhe shokëve të skuadrës për incidentin, por nuk mora asnjë kërkesë faljeje. Si duhet ta kuptoja gjithë këtë? Isha gabim dhe ai bëri diçka të drejtë? Gjithçka nisi nga aty. Pas disa ditësh i thashë presidenti që nuk punoj më me Gasperinin tek Atalanta.

Më tha se nuk do të më linte të ikja dhe u lashë jashtë skuadrës. Nuk ishte diçka e mirë, pasi kisha dhënë shumë për klubin. Ata u sollën keq. Presidenti nuk kishte këllqe t’i kërkonte trajnerit të më kërkonte falje. Kështu që gjithçka përfundoi.

Nuk ishte e gjitha ajo. Ata më mbyllën dyert e futbollit italian. Nuk donin të më linin në ndonjë klub të madh, pasi thonin se do të forcoja një rival. Falë Zotit Sevilla bëri një ofertë dhe më lejoi të luaj në një nivel të lartë dhe të jem në gjendje të merrja pjesë në Kupën e Amerikës. Ai ishte fiksimi”, ka deklaruar Papu Gomez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!