Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U aksidentua teksa punonte tokën, ndërron jetë 36-vjeçari në Fier

schedule15:32 - 2 Mars, 2026

schedule 15:32 - 2 Mars, 2026

Një 36-vjeçar, Hamza Duraj ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore në Peshtan të Fierit. Mësohet se  i riu kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë.

Në ato çaste, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.



Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, e cila e ka transportuar 36-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që në vendin e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!