Një 22-vjeçare, e cila ishte aksidentuar nga një automjet, ka humbur jetën ditën e sotme.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, ku e reja, u përplas nga automjeti që drejtohej nga një 22-vjeçar.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ajo ka humbur jetën këtë të mërkurë në spital.
Pas aksidentit, policia bëri të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./abcnews.al