U aksidentua, këngëtarja e prekur nga komentet: Shiko si është bërë kjo!

schedule18:28 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 18:28 - 7 Dhjetor, 2022

Këtë të mërkurën në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte e ftuar këngëtarja nga Korça, Laxarela Deti. Koncertet live në qytetin e serenatave, në Korçë, tashmë janë të zakonshme për të, ndërkohë që ndal edhe në momentet e vështira të saj, sikurse ishte aksidenti.

Teksa kujton momentin e parë që ka kënduar pas aksidentit ajo tregoi e përlotur:

“Pasi kish ndodhur gjithë ky incident kaq i madh. Një vajzë kishte ditëlindjen dhe unë nuk shkonja dot. Dhe më merr në telefon nga Tirana dhe më thotë ‘Laxarela ne duam t’ja bëjmë surprizë çupës se do që vetëm të vijë në lokalin ku këndon ti të të dëgjojë’. Por unë i thashë kështu më ka ndodhur. Unë isha shpërfytyruar. Unë rashë të enjten, të premte nuk shkova në punë, të shtunën donin. I thashë do ta mendoj. Do të të vijmë në shtëpi, i thashë bashkëshorti do vete në punë. Hyj fshehurazi për të mos më parë njerëzit, dhe kur shkova janë ngritur në këmbë dhe duartrokisnin. I këndova vetëm dy këngë asaj, shumë urime për ty dhe nuk mund të këndonja dot dhe ika.”

Ajo shtoi se çfarë e kanë mërzitur më shumë janë komentet, pas daljeve të saj publike.

Pa dashur shikoj një koment ‘oh këta doktorët sa gjynah Laxarelën e kanë bërë si mumje’, unë nuk ktheva përgjigje dhe kishte një lum komentesh ‘moj, Laxarela ka bërë aksident’.”

Për këtë ngjarje këngëtarja djalit të saj i kishte treguar pas dy javësh, madje i ishte lutur policëve që të mos e bënin publike si ngjarje. Ndonëse të kujdesshëm në udhëtimet që bëjnë, si Laxarelën dhe bashkëshortin i ka bërë të reflektojnë për jetën.

A ka ndonjë pishman Laxarela? Ajo gjatë bisedës me Ermal Peçin tha se po ka pishman, që nuk ka fëmijë tjetër. Këngëtarja i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë më shumë se dy fëmijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!