Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U aksidentua disa ditë më parë në Fier, ndërron jetë i mituri te Trauma

schedule18:15 - 11 Gusht, 2025

schedule 18:15 - 11 Gusht, 2025

Pas 3 ditëve trajtim intensiv, ka ndërruar jetë i mituri te Trauma, i cili mbeti u aksidentua me makinë pasditen e të premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.

Gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku raporton se pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 15-vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Nga aksidenti i rëndë, mbetën të plagosur edhe 3 persona.

Ishte efektivi i policisë rrugore, Klajdi Mustaj ai që i shpëtoi ata dhe i nxorri nga makina. Mustaj sapo kishte mbyllur shërbimin në Vlorë dhe po kthehej në shtëpi në Fier kur në Qafën e Koshovicës u bë dëshmitar i një aksidenti  të cilin e përshkruan si të tmerrshëm. Pa makina që fluturuan në ajër dhe njëra që shpërtheu në flakë.

Megjithëse i tronditur 26-vjeçari ruajti qetësinë dhe brenda pak sekondave nxori nga automjeti që po digjej, 4 personat që ndodheshin aty./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!