Manchester United përforcoi sulmin me Odion Ighalo në ditët e fundit të merkatos së janarit. Klubi anglez siguroi nigerianin në huazim deri në fund të sezonit nga kinezët e Shenhua dhe riktheu atë në Europë.
Frika e koronavirusit ka ndikuar që klubi ta veçojë 30-vjeçarin nga pjesa tjetër e skuadrës. Ighalo nuk udhëtoi me skuadrën në mini-fazën përgatitore që “Djajtë e Kuq” zhvilluan në Spanjë, teksa lojtari nuk po stërvitet me shokët e skuadrës.
Daily Mirror raporton se sulmuesi nuk lejohet të jetë i pranishëm në qendrën stërvitore dhe po stërvitet i vetëm në palestër. E gjitha kjo prej frikës së koronavirusit. Një situatë aspak e zakontë, por te United nuk duan të rrezikojnë aspak. /abcnews.al