U afrua dhe qëlloi, shënjestra zbriti, si u shpëtoi shkodrani plumbave, kamerat kapën atentatorët

schedule17:50 - 21 Shkurt, 2021

schedule 17:50 - 21 Shkurt, 2021

Dy persona janë shpallur në kërkim për atentatin ditën e sotme në Shkodër kundër Tauland Pepajt. Gazetari i ABC, Simon Shkreli zbardh kronologjinë e atentatit dhe detaje të reja nga ngjarja, ku Pepaj u shpëtoi plumbave.

Autori në makinë ka qenë së bashku me një tjetër person, ashtu sikundër edhe Pepaj. Autori ka qëlluar tre herë në drejtim të makinës që po udhëtonte shënjestra, një herë nga distanca dhe më pas dy herë kur ndaloi.

Në momentin që autori zbriti nga makina dhe u drejtua për te shënjestra që ishin në makinën tjetër, Pepaj doli nga automjeti. Autorët janë larguar me shpejtësi, por janë identifikuar nga kamerat e sigursië së një pike karburanti.

Pepaj është me precedent penal pasi më 25 qershor të vitit 2017 ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin R. Th. Ngjarja asokohe ndodhi në lagjen ”Bacallek ”Shkodër.

Nuk dihet nëse ngjarjet janë të lidhura bashkë, ndërsa policia dhe FNSH Shkodër janë në ndjekje të autorëve kurse hyrje-daljet e qytetit janë blinduar./ db/ Abcnews.al