Shpesh herë në botën e boksit ka diskutime se kush është boksieri më i mirë i të gjithë kohërave. Gjithashtu flitet për duele të kampionëve aktuale mes atyre që kanë qenë në të kaluarën. Një përballje mes kampionit Anthony Joshua dhe Mike Tyson ka hapur debate të shumta.
Ka qenë vetë Tyson ai që ka reaguar së fundmi mbi debatin, ku sigurisht nuk ka munguar thumbimet. “Me të vërtetë që më pëlqen Joshua. Ai është tamam si ajri i pastër. Është një djalë dhe luftëtar i pastër si dhe një grushtues i mirë. I uroj më të mirat atij. Në një përballje me mua, nuk e di se si do të shkonte. Egoja ime gjithmonë më ka thënë se askush nuk më mund dot”, deklaron Tyson për “Hotboxin Podcast”.
Intersant është fakti se Tyson u ngjit në majat botërore vetëm në moshën 21-vjeçare në vitin 1988. Komplet e kundërta është rasti i Joshuas, i cili zotëron tre nga katër titujt kryesorë në moshën 30-vjeçare. /abcnews.al