Tym i zi nga anija e djegur në Korfuz, shkon në 12 numri i të zhdukurve

schedule14:03 - 18 Shkurt, 2022

schedule 14:03 - 18 Shkurt, 2022

12 pasagjerë kanë rezultuar të zhdukur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në tragetin  “Euroferry Olympia” të linjës Greqi-Itali  teksa lundronte pranë ishullit të Korfuzit, në detin Jon.

Dyshohet se 2, ose tre pasagjerë nga 12 të zhdukurit janë shtetas grekë, ndërsa dy pasagjerët e bllokuar në garazhin e tragetit, që mendohet se janë me origjinë bullgare janë në kontakt me autoritete përgjegjëse për operacionin e kërkim shpëtimit.

Deri më tani janë identifikuar 277 nga 290 pasagjerë në total, ndërsa është konfirmuar se një pasagjer është emigrant ilegal.

Mediet greke njoftojnë se 4 persona nga 290 që ishin në total në anije janë lënduar, mes tyre është dhe një foshnje 2 muajshe.
Mësohet se në portin e Korfuzit ndodhen katër autoambulanca, ndërsa spitali i ishullit është vënë në gatishmëri.
Në spitalin e Korfuzit janë shtruar 3 persona me probleme të lehta respiratore. Njëri prej tyre kishte edhe një problem ortopedik.
Drejtori i Spitalit të Korfuzit foli më herët për televizionin shtetëror për të plagosurit: “Po presim edhe një foshnjë dy muajsh, i cili po transferohet në spital për arsye paraprake”.
Raportohet se 2 pasagjerë janë bllokuar në anije, ndërsa 10 rezultojnë të zhdukur, sipas numërimit nga ekipet e shpëtimit.
Ndërkaq, janë nisur në ndihmë dy anije te rojës bregdetare shqiptare dhe një rimorkiator. Operacioni i shpëtimit ndiqet nga grekët, ndërsa forcat tona janë duke qëndruar në distancë. Sipas përfaqësuesve të forcave të armatosura, anijet shqiptare janë në gatishmëri dhe në ndërhyrje të shpejtë.
Deri tani nuk ka qenë nevoja e ndërhyrjes. Anija është zhvendosur dhe ndodhet midis Himarës e Portopalermos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!