Tym i zi nga ambasada ruse në Kiev, çfarë po kurdis Putini?!

schedule19:22 - 22 Shkurt, 2022

schedule 19:22 - 22 Shkurt, 2022

Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot pasdite se së shpejti do të “evakuojë ambasadën e saj në Ukrainë “.

“Në rrethanat aktuale, prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe zyrtarët e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneverëve të huaja ruse në Ukrainë. Ky vendim do të zbatohet në një  të ardhme  shumë të afërt”, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe:“Shpresë mes hidhërimit”, frika e ukrainasve për pushtimin e mundshëm nga Rusia

Ministria ruse vuri në dukje se që nga viti 2014, trupat diplomatikë rusë në Ukrainë janë sulmuar dhe provokuar vazhdimisht, ndërsa diplomatët kanë qenë objektiv i veprimeve agresive.

“Ata kanë marrë kërcënime për dhunë fizike. Automjetet e tyre janë  djegur ”, thuhet në mesazhin e ministrisë ruse.

Pas evakuimit, nga ambasada ruse ka dalë tym i zi, gjë që tregon se janë djegur dokumente.

Më 10 shkurt, ambasada ruse në Kiev njoftoi se po punonte për çështjen e largimit të përkohshëm të anëtarëve të panevojshëm të misionit diplomatik nga Ukraina./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!