Disa shpërthime janë dëgjuar në qytetin e Lviv-it në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters. Agjencia e lajmeve citon një dëshmitar okular.
My video. Arriving at the scene of a strike on the city of #Lviv More from us shortly @SkyNews pic.twitter.com/fBTQ1brG46
— SallyLockwood (@sallylockwood) March 26, 2022
Këshilli i qytetit shtoi se tre shpërthime janë dëgjuar, ndërsa thuhet se një kullë komunikimi ishte shënjestra. Lviv, i cili është afër kufirit me Poloninë, ka qenë relativisht i sigurt nga sulmet ruse dhe ka qenë qyteti ku njerëzit po shkojnë për të shpëtuar. /abcnews.al/