“Tym i bardhë” për Eriksen: Inter bind Spurs, ja kur do zbarkojë në Milano

schedule21:28 - 23 Janar, 2020

schedule 21:28 - 23 Janar, 2020

Insistimi i Interit po jep efekt pozitiv dhe akordi me Tottenham për shërbimet e Christian Eriksen është shumë afër. Negociatat kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme dhe klubi londinez është shumë afër “dorëzimit”.

Corriere dello Sport raporton se marrëveshja do të mbyllet për një shifër të përafërt me 20 milion euro, teksa zbulon edhe ditën që danezi do të zbarkojë në Milano. Spurs kanë kërkuar gjatë gjithë kohës 20 milion euro për ta lënë të lirë 26-vjeçarin. Zikaltrit kanë mbërritur deri në 18 milion, teksa janë gati të përfshijnë disa bonuse në akord që kënaqin presidentin Levy.

Organizatori do të jetë i pranishëm në Milano ditën e hënë dhe të martën do të kryhen vizitat mjekësore. Një lajm i mirë për tifozët dhe trajnerin Conte, i cili po e pret me padurim për t’i dhuruar timonin e lojës së ekipit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!