Tym e flakë: Paloka i përgjigjet Ramës për listat dhe sistemin

schedule17:33 - 10 Korrik, 2020

schedule 17:33 - 10 Korrik, 2020

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar,me anë të një statusi në Facebook, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit iu drejtua Partisë Demokratike që ta marrë me qetësi procesin për Reformën Zgjedhore “dhe t’i lërë sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që e kanë çuar vetëm nga humbja në humbje.”

Duke publikuar disa foto nga protestat e opozitës Paloka shprehet se “nuk ka vijë të kuqe që do ta ndalë popullin të marrë në dorë fatet e tij.”

Postimi i plotë:

Tani qe Rama po kerkon te kaloje cdo kufij vetem per te mbrojtur pasurine dhe pushtetin e tij personal, nuk mund te kete me “vija te kuqe” qe ta ndalin popullin te marre ne dore fatet e tij…
Kjo eshte e qarte sot per kedo, shqiptare apo nderkombetare ! /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!