Twitter ka zbuluar 32,242 llogari të lidhura me shtetin gjatë një operacioni në bashkëpunim me dy partnerët kryesorë kërkimor: Instituti Australian i Politikave strategjike (ASPI) dhe Vëzhguesi i Internetit Stanford (SIO).
Llogaritë që janë botuar sot përfshijnë tre operacione të ndara që i janë atribuuar përkatësisht Republikës Popullore të Kinës (PRC), Rusisë dhe Turqisë. Çdo llogari dhe përmbajtje e lidhur me këto operacione është fshirë përgjithmonë nga shërbimi i rrjetit të Twitter.
Në të gjitha rastet, llogaritë u pezulluan për shkelje të ndryshme të politikave të manipulimit të platformës së Twitter.
Republika Popullore e Kinës
Përderisa ky rrjet është i ri, lidhjet teknike që twitter ka përdorur për të identifikuar aktivitetin mbesin në përputhje me aktivitetin që fillimisht u indentifikua në gusht 2019 .
Fshirja e këtij rrjeti nga Twitter është një rezultat i përpjekjeve teknike që është ndërmarrë pas studimit dhe hetimit të plotë të operacioneve të koordinuara me informacionin nga PRC.
Publikimi i sotëm i PRC-së ka të bëjë me dy grupe llogarish të lidhura me njera-tjetrën.
E para përfshihen 23,750 llogari që përbëjnë rrjetin.
Edhe e dyta janë përafërsisht 150,000 llogari që janë krijuar për të përforcuar këtë rrjet. Bazuar në reagimet e studiuesve mbi zbulimet paraprake që twitter duhet të përmirësojë procesin e zbulimit për të bërë të mundur hetimin efikas të veprimtarisë thelbësore, twitter ka vendosur mos të përfshijë 150.00 llogari në arkivin publik.
Ndërkohë 23,750 llogari thelbësore që janë botuar në arkiv u zbuluan në fillim të hetimit. Në përgjithësi, i gjithë ky rrjet ishte përfshirë në një sërë aktivitetesh manipuluese dhe të koordinuara. Ata kishin postuar statuse kryesisht në gjuhën kineze dhe po shpërndanin informacione gjeopolitike të favorshme për Partinë Komuniste të Kinës (CCP), ndërsa vazhdonin të shpërndanin informacione në lidhje me dinamikën politike në Hong Kong.
Rusi
Të mbështetur pjesërisht nga shkëmbimi i informacionit i dobishëm nga studiuesit e jashtëm dhe kompanitë kolegë, twitter ka hetuar llogari të lidhura me politikën aktuale, një website për media që merret me propagandë politike të mbështetur nga shteti brenda Rusisë.
Një rrjet llogarish u pezullua për shkelje të politikës të twitter kundrejt manipulimit të platformës, të koordinuar për qëllime politike. Aktivitetet përfshijnë promovimin e partisë së Rusisë së Bashkuar dhe sulmin e kundërshtarëve politikë. Twitter ka zbuluar 1,152 llogari në arkivat e saj.
Turqi
Një rrjet llogarish që shfrytëzonte veprimtari të koordinuara joautentike, e cila kryesisht ishte në shënjestër të audiencës vendase brenda Turqisë është zbuluar në fillim të vitit 2020. Bazuar në analizën teknikë të rrjetit të twitter, këto llogari po përdoreshin për të forcuar fjalimet politike të favorshme për partinë AKi, dhe gjithashtu kanë qënë mbështetës i fortë i Presidentit Erdogan. Twitter ka zbuluar 7,340 llogari të tilla.
Sinjalet teknike tregojnë se rrjeti mbështetet nga forca rinore e partisë dhe një rrjet i centralizuar që përfshin një numër të konsiderueshëm llogarish komprementuese .
Si rezultat, ky rrjet përfshin disa llogari të lidhura me organizata që janë kritike për Presidentin Erdogan dhe qeverinë turke.
Hapat e ardhshëm që Twiitter synon të ndjekë.
Twitter ka deklaruar se qëllimi i tyre është t’i shërbej publikut dhe dëshirojnë mirëkuptimin e tyre për këto tema kritike. Në të ardhmen twitter synon:
1.Të ofroj më shumë qartësi tek publiku rreth llogarive të ndryshme në një përpjekje për të shmangur keqinformimet.
2.Të vazhdojë zyrtarizimin me partnerët akademike duke informuar publikun për këto çështje.
3.Twitter gjithashtu pritet të japë një konferencë gjatë verës duke mbledhur ekspertë të ndryshëm dhe zyrtarë nga qeveria për të diskutuar mundësitë për një bashkëpunim të mëtejshëm.
Përpjekjet për Integritetin e website përfaqësojnë disa nga punët më kritike që Twitter kërkon të realizojë për të mbrojtur bisedat publike./abcnews.al