Twitter do të lejojë që disa postime të bëhen me pagesë

schedule09:08 - 26 Shkurt, 2021

schedule 09:08 - 26 Shkurt, 2021

Twitter së fundmi ka bërë me dije se do t’iu mundësojë përdoruesve t’i bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive.

Super Followers, apo Super Ndjekës do të jetë dhe aplikacioni i ri që do të sillet për të gjithë përdoruesit nga Twitter.

Për të hyrë në përmbajtjen e caktuar, ndjekësit do të duhet të paguajnë një tarifë mujore.

“Super Followers do t’iu mundësojë krijuesve dhe botuesve të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre dhe do t’i stimulojë ata të vazhdojnë të krijojnë përmbajtje që e do audienca e tyre”, thuhet në deklaratën e Twitter.

Twitter ka qenë nën presion nga investitorët për të gjetur mënyra shtesë për të fituar para nga platforma, e cila ka disa qindra miliona përdorues në të gjithë botën.

Aksionet e Twitter-it kanë qenë ndër performuesit më të dobët të teknologjisë, gjatë shtatë vjetëve të fundit./abcneës.al