Twente fitoi 4-1 sfidën e fundit përballë Emmen, me mesfushorin shqiptar, Liridon Selahi, që bëri një ndeshje të shkëlqyer në mesfushë. Për paraqitjen shumë të mirë të mesfushorit kuqezi, ka folur dhe analisti sportiv holandez, Paul Schabbink. Në studion e Ostribunne, Schabbink i thuri elozhe shqiptarit, duke thënë:
“Twente ka shumë talent në skuadër, sidomos në mesfushë, por ylli i vërtetë është Selahi. Ai ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës. Nëse gjithçka vazhdon me këtë ecuri për Twenten, Selahi do të jetë padiskutim lojtari kyç”, tha analisti mes të tjerash.
Liridon Selahi po bën paraqitje të mira në kampionatin holandez, duke treguar një rritje të jashtëzakonshme. Edhe pse në një moshë shumë të re, 20-vjeçari duket një lider në mesfushë, madje debutoi dhe me kombëtaren shqiptare, në sfidën ndaj Moldavisë./abcnews.al