Tutor dhe tritol në banesën e 17 vjeçares, gjykata e Krujës lë në burg Alket Bratën

schedule14:15 - 21 Korrik, 2020

schedule 14:15 - 21 Korrik, 2020

Gjykata e Krujës këtë të martë ka dhënë vendimin për Alket Bratën, i cili akuzohet se është autori i dyshuar i tritolit të vendosur në banesën e një 17 vjeçarje të cilën e kanë shfrytëzuar edhe për prostitucion.

Burime për Abc News bëjnë me dije se në seancën e sotme gjykata ka lënë në burg 23 vjeçarin i cili u arrestua dy ditë më parë.

LEXO EDHE: EMRI/ Përdhunuan 17 vjeçaren dhe i vunë tritol familjes, kapet personi i gjashtë

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion./abcnews.al