Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se udhëheqësit e BE-së që morën pjesë në një takim joformal në Angola patën një diskutim “serioz” mbi bisedimet e paqes në Ukrainë, duke rënë dakord se 28 pikat e propozuara nga SHBA-ja dhe Rusia “duhet të ripërpunohen” pasi disa nga ato janë “të papranueshme”.
Duke folur nga Luanda, ai ka thënë se ishte veçanërisht e rëndësishme që asnjë marrëveshje të mos e dobësonte sigurinë e gjerë të Polonisë dhe të Evropës.
Tusk ka shtuar se zgjidhja e paqes nuk duhet të “favorizojë agresorin”.
“Nuk mund të ndodhë që Evropa të përfundojë duke paguar për veprimet e Rusisë”, ka thënë ai.
Tusk ka thënë gjithashtu se BE-ja është e qartë se nuk do të bie dakord për kufizimin e numrit të ushtarëve në forcat e armatosura të Ukrainës.

