Tusk propozon shtyrje me 12 muaj të Brexit

schedule10:36 - 5 Prill, 2019

schedule 10:36 - 5 Prill, 2019

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk propozon që Britanisë t’i jepet një afat fleksibël për Brexitin, që mund të arrijë deri 12 muaj. Me “afat fleksibël”, Tusk nënkupton një periudhë brenda të cilës, Britania mund t’a vendosë vetë brenda 12 muajve kohën kur është e gatshme të përmbyllë Brexitin.

Afati përfundimtar skadon më 12 Prill dhe liderët europianë do të mblidhen javën e ardhëshme për të vendosur për këtë çëshje. Kryeministrja May dhe kryeopozitari Korbin po vazhdojnë bisedimet në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për Brexitin.

May nuk e ka shumicën në parlament për miratimin e marrëveshjes së arritur me Brukselin.

Tv Klan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!