Tusk: Pranohet kërkesa për shtyrjen e Brexit deri në 31 janar 2020

schedule11:27 - 28 Tetor, 2019

schedule 11:27 - 28 Tetor, 2019

27 vendet e Bashkimit Europian pranuan kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për të shtyrë deri në 31 janar të 2020-ës Brexit. Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter. Ky vendim vjen në ditën ku parlamenti britanik do të votojë për kërkesën e kryeministrit Boris Xhonson për zgjedhje të reja në 12 dhjetor.

Shtyrje deri në fund të janarit 2020: historia e pafundme e Brexit do të ketë një ndalesë tjetër, ose të paktën atë që I lejon Bashkimi Europian. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk u shpreh se të 27 vendet anëtare kanë rënë dakord për një shtyrje të mëtejshme.

Bëhet fjalë për një procedurë të shpejtë, pa qenë e nevojshme që të mblidhet një këshill I ri

Po-ja europiane vjen pas kërkesës kontradiktore të Londrës, me dy letra të dërguara dhjetë ditë më parë; në një prej të cilave kërkohej shtyrja, ndërsa letra tjetër pretendonte injorimin e kësaj kërkese.

Letra e parë ishte e detyruar pasi duheshin respektuar vendimet e parlamentit që i kishte kërkuar qeverisë britanike të kërkonte shtyrjen e Brexit deri ë 31 janar. Por dhe p;se kjo letër u dërgua zyrtarisht nga qeveria, nuk ishte firmosur nga kryeministri britanik Boris Xhonson. Ky I fundit kishte dërguar një letër tjetër, me anë të së ciulës pretendonte injorimin e kësaj kërkesë, duke thënë s emund të bindte parlamentin e vendit që të miratonte Brenda afatit të 31 tetorit, marrëveshjen e arritur me Brukselin.

Tri ditë para përfundimit dhe orë para mbledhjes së parlamentit britanik për të vendosur rreth zgjehdjeve të parakohshme, Brukseli pranoi shtyrjen deri në 31 janar të 2010-ës daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!