Sulmi i hakerëve ndaj Agjencisë Polake të Lajmeve (PAP) dëshmon për qëllimin e Rusisë për të destabilizuar situatën në Poloni përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, tha kryeministri polak Donald Tusk.
“Një tjetër sulm shumë i rrezikshëm hakerimi ilustron mirë strategjinë e Rusisë për të destabilizuar situatën përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian,” shkroi Tusk në rrjetin X. Ai shtoi se shërbimet speciale polake po përpiqen ta kundërshtojnë atë nën kontrollin e ministrit të brendshëm dhe dixhitalizimit të Polonisë.
Ai vlerësoi gjithashtu se është gjithnjë e më e dukshme se sa të rëndësishme janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen më 9 qershor.
Hakerët, ndoshta të lidhur me shërbimet speciale të Rusisë, kryen një sulm kibernetik ndaj PAP-së këtë të premte, duke vendosur në sistemin e agjencisë shtetërore polake të lajmeve dy informacione të rreme për mobilizimin e 200,000 polakëve në të ardhmen e afërt për të luftuar në Ukrainë, polake./abcnews.al