Tusk me Ramën: Integrimi më shumë garë me pengesa se një autostradë

schedule13:24 - 24 Prill, 2018

schedule 13:24 - 24 Prill, 2018

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk nisi sot nga Tirana turin e tij treditor në Ballkan. Në ndalesën e tij në Tiranë, presidenti i KiE i shprehu mbështetjen e tij  kryeministrit Edi Rama në procesin e integrimit.

“Mund të mbështeteni tek unë në këtë proces të ndërlikuar dhe sfidues, mund të them se jam optimist për këtë perspektivë afatgjatë”.

 

Duke e krahasuar procesin e integrimit me vendin e tij Poloninë, Tusk renditi sfidat që e presin Shqipërinë dhe tha se kjo është më shumë një rrugë me pengesa sesa jë autostradë.

“Negociatat nuk janë të lehta, por ia vlen çdo përpjekje. Kur vendi im nisi bisedime të ngjashme ne e dinim se shumëçka duhet të ndryshonte në Poloni. Po mbështjetja e bëri ëndrrën tonë realitet dhe është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugë si atdheu im.

Nuk ka asnjë dyshim se ju do ta bëni këtë dhe është në interesin evropian që Shqipëria dhe gjithë rajoni i Ballkani të jetë pjesë e BE-së.

Nuk ndodh brenda natës do ketë shumë sfida , si shteti i së drejtës, lufta kundër krimit dhe reforma  në drejtësi”- theksoi Tusk.

Edhe kryeministri Rama në fjalën e tij përmendi se rekomandimi për hapjen e negociatave, reforma në drejtësi dhe vettingu ishin në fokus të bisedimeve në takimin që zhvilloi me presidentin e KiE Donald Tusk.

“U ndalëm në prioritetet kyçe dhe reformën në drejtësi, rezultatet e vetingut si edhe për ecurinë e reformës në drejtësi dhe reforma të tjera.

Ne rekomandimin e shohim jo si një pikëngritje, por si përfundimin e një faze dhe çeljen e një faze të re më sfiduese dhe të vështirë drejtë BE-së.

Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e sfidat që na presin në këtë proces. Këto janë të kapërcyeshme vetëm përmes këtij procesi bashkëpunimi dhe ndërveprimi që na ka sjellë deri në këtë pikë mes vendit tonë dhe BE.

Dua ta falenderoj Presidentin që i përket asaj shkolle të besimit te Europa dhe përfaqësuesve të denjë të projektit të etërve thelmeleues të BE dhe atij rrethi miqsh që vazhdimisht e kanë inkurajuar Shqipërinë

Për ne ky proces lidhet me të ardhmen e vendit tonë dhe detyrimet ndaj gjeneratave të tjera dhe detyrimin për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë. Është një proces që e kërkon interesi ynë kombëtar dhe i fëmijëve tanë”.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se me Presidentin Tusk foli edhe për procesin e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe me përspektivën europiane të rajonit të Ballkanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!