Turqit mbajnë në ajër 20 minuta avionin që transportonte ministrin grek Dendias

schedule08:43 - 15 Tetor, 2020

schedule 08:43 - 15 Tetor, 2020

Raportet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë të tensionuara. Mediat greke raportojnë për një provokim nga ana e turqve.

Mbrëmjen e kaluar autoritetet turke kanë mbajtur në ajër për njëzet minuta të tëra avionin qeveritar që transportonte Ministrin e Punëve të Jashtme Nikos Dendias  në Athinë, sipas asaj që u transmetua nga ERT.

Avioni u nis nga Iraku dhe përtej kufirit me Turqinë, turqit refuzuan për njëzet minuta për të dhënë një leje të fluturimit, ndërsa pilotët e avionit normalisht kishin marrë lejet e kërkuara nga autoritetet turke për të operuar rrugën nga Bagdadi në Athinë përmes Turqisë, përcjell abcnews.al.

Sidoqoftë, kur avioni ishte në hapësirën ajrore mbi kufirin irako-turk, ata nuk pranuan të miratonin lejen që kishin dhënë më parë.

Kështu që avioni me Dendias bëri rreth për njëzet minuta, pasi ekuipazhi u përpoqën të kontaktonte autoritetet turke. Më në fund, sipas informacionit, pas protestave nga pala greke dhe kërcënimeve për karburant të pamjaftueshëm, turqit dhanë leje për një destinacion të ndërmjetëm dhe më vonë për destinacionin përfundimtar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!