Turqia vazhdon luftën në Siri/Erdogan: OKB të mos ndërhyjë

schedule15:14 - 22 Janar, 2018

schedule 15:14 - 22 Janar, 2018

Në provincën Afrin në Siri, ushtria turke vijon ditën e tretë të ofensivës kundër milicive kurde. Presidenti Erdoan i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të mos ndërhyjnë. Ai nënvizoi se beteja nuk është me shtetasit kurdë, por me korridoret terroriste.

Turqia vazhdon ofensivën tokë-ajër kundër ushtrive kurde në Siri. Sipas mediave të Ankarasë, forcat e armatosura kanë arritur të marrin kontrollin e një numri fshatrash në veri të Sirisë. Trupat turke të shoqëruara nga aleatët rebelë, kanë përparuar në disa zona të rajonit Afrin gjatë së hënës. Por nga ana tjetër, luftëtarët kurdë njoftojnë se kanë rimarrë kontrollin në dy fshatra.

Turqia e konsideron milicinë kurde YPG, si grupim terrorist. Kjo ushtri, e cila kontrollon shumicën e zonës very-perëndimore të Sirisë, cilësohet nga Ankaraja zyrtare si një zgjatim I Partisë Punëtore të Kurdistanit. Kjo frocë politike ka luftuar për autonomi prej 3 dekadash në Turqi.

“Këshilli i Sigursë i Kombeve të Bashkuara nuk është mbledhur në të kaluarën kur janë kryer makabritete në Afrin. Dhe tani nuk ka të drejtë të mblidhet për të diskutuar operacionin tonë kundër një organizate terroriste në enklavën kurde në very-perëndim të Sirisë”. Këtë e ka thënë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan, duke komentuar kërkesën e Francës për të mbledhur një session të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë në OKB.

Gjatë një prononcimi në Ankara, kreu I shtetit ka kritikuar “qarqet që përpiqen t’i përshkruajnë operacionet e forcave turke kundër organizatave terroriste si operacione kundër kurdëve, duke thënë se Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët, por në shënjestër ka vetëm parandalimin e korridorit terrorist.

Mediat turke raportojnë gjithashtu se ushtria kurde ka lënë të lirë militantët e ISIS që gjendeshin të burgosur në provincën Afrin. Sipas agjencisë Anadollu, terroristët i janë bashkuara forcave të Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Ndërkohë, nga ana tjetër ka ardhur edhe një vërejte nga ana e Shteteve të Bashkuara për operacionin e quajtur “dega e ullirit”. Uashingtoni ka këshilluar ushtrinë turke që të tregohet më e përmbajtur në ofensivën që ka nisur në Siri, në mënyrë që të shmnagen viktima apo të plagosur në civilë./abcnews.al