Në një deklaratë ditën e sotme, ministria turke e mbrojtjes tha se vendi nuk do të donte një Luftë të Tretë Botërore por se ushtria ishte gati për çdo skenar.
“Nëse po pyesni nëse ka një rrezik si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, sigurisht që ekziston mundësia.
Ne si Ministri e Mbrojtjes Kombëtare po bëjmë vlerësimetpër mbrojtjen dhe sigurinë tonë dhe po përditësojmë të gjitha planet tona në dritën e vlerësimeve të reja.
Me lehtësi mund të themi se jemi një nga vendet më të përgatitura. Forcat e armatosura turke janë tashmë një ushtri e fuqishme.
Është një ushtri që vazhdimisht kryen aktivitete në shumë zona gjeografike. Është një ushtri që ka testuar dhe miratuar planet e veta dhe infrastrukturën logjistike. Gjithashtu kryen aktivitete në shumë vende të botës në mbështetje të paqes.
Vendi ynë nuk do të donte një luftë të tretë botërore, por duhet të theksojmë se ushtria jonë është e gatshme për çdo skenar”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al