Turqia tërhiqet nga traktati për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave

schedule11:36 - 20 Mars, 2021

schedule 11:36 - 20 Mars, 2021

Turqia është tërhequr nga konventa e Stambollit të 2011-ës, traktati i parë në botë i hartuar për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave.

Konventa e Stambollit, ratifikimi i parë i të cilës u bë pikërisht nga Turqia, detyron qeveritë që të miratojnë një legjislaturë që përndjek dhunën brenda familjes dhe abuzimet, por dhe përdhunimin dhe çdo lloj dhune qoftë dhe psikologjike.

Por sipas konservatorëve kjo konventë dëmton unitetin familjar, inkurajon divorcin dhe referimet për barazi instrumentalizohen nga komuniteti LGBT. Dhuna në familje dhe vrasja e grave janë një problem shumë i madh në vend.

Një vit më parë 300 gra u vranë sipas grupit për të drejtat e grave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!