Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Turqi njoftoi sot, 21 prill se Schoko Bons, një produkt çokollate i markës Kinder, do të tërhiqej pjesërisht nga tregu, pas raportimeve për praninë e salmonelës në vezët Kinder Surprise të prodhuara në Evropë.
Mësohet se do të tërhiqen nga tregu 2 dërgesa të vezëve dhe përfshijnë vetëm ato me datë skadimi më 8 korrik 2022 dhe 15 korrik 2022.
Ministria tha në një deklaratë se salmonela nuk është gjetur deri më tani në produktet Kinder në Turqi dhe po monitoronin me përpikmëri procesin duke kryer inspektimet e nevojshme.
Ministria tha se tërheqja u urdhërua pas një “përditësimi mbi situatën në Evropë” nga Bashkimi Evropian.
Ministria dhe Ferrero Turkey, e cila importon vezët e çokollatës, kishte njoftuar më herët se nuk kishte asnjë rrezik nga importet nga Evropa deri më tani, por produktet do t’i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë./abcnews.al/