Turqia shumë e fortë për Kosovën U21, triumfon me “tris”

schedule18:57 - 17 Nëntor, 2020

schedule 18:57 - 17 Nëntor, 2020

Kosova U21 e ka mbyllur me humbje ciklin e kualifikueseve të EURO U21. Dardanët luanin në transfertë kundër Turqisë dhe u mposhtën me rezultatin 3-0. Skuadra e drejtuar nga Rafet Prekazi e mbylli në vend të pestë, me 9 pikë, duke lënë vetëm Andorrën pas.

Për t’u kthyer te ndeshja, Dervisoglu i ndëshkoi Dardanët që në minutën e 21-të. Dhjetë minuta më pas gjërat u bënë edhe më të vështirë, pasi Vitija mori kartonin e dytë të verdhë dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Jo vetëm kaq, por i dha mundësinë Turqisë të shënonte edhe golin e dytë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Yalcin u tregua i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë. 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën vendasit me Ozdemir shënuan edhe golin e tretë. /abcnews.al

 

Rezultati dhe shenuesit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!