Turqia: Shpresojmë që marrëveshja e armëpushimit t’i japë fund konfliktit Izrael-Hamas

schedule14:42 - 22 Nëntor, 2023

schedule 14:42 - 22 Nëntor, 2023

Turqia shpreson që marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe armëpushimi në Gaza do të ndihmojë në përfundimin e luftës. Ministria e Jashtme turke e konsideroi marrëveshjen si një zhvillim poztitiv që “zbut deri diku gjakderdhjen”, ndërsa apeloi palët që ta respektojnë atë.

“Ne shpresojmë se ky armëpushim humanitar do të kontribuojë në përfundimin e përhershëm të konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të filluar një proces drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Ministria e Jashtme turke. Sakaq, presidenti Erdogan pritet që të vizitojë së shpejti Egjiptin.

Më herët, presidenti turk theksoi se ai mund të vizitojë Egjiptin sa më shpejt të jetë e mundur për të zhvilluar bisedime për trajtimin e krizës humanitare në Gaza. Ai përmendi gjithashtu se lirimi i pengjeve, siç parashikohet në marrëveshjen Izrael-Hamas, do të bëhet sot ose nesër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!