Turqia shpreh shqetësimin për intensifikimin e luftës në pranverë

schedule12:23 - 7 Prill, 2023

schedule 12:23 - 7 Prill, 2023

Turqia ka shprehur shqetësimin se lufta do të intensifikohet në pranverë, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm të vendit. Mevlut Cavusoglu tha se qeveria turke do të vazhdojë me përpjekjet e saj për t’i dhënë fund konfliktit duke negociuar me Rusinë dhe Ukrainën.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Ankara, ai gjithashtu ra dakord të heqë pengesat për eksportin e plehrave dhe drithërave të vendit për të zgjatur marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

“Ne po i kushtojmë rëndësi vazhdimit të marrëveshjes, jo vetëm për eksportet e grurit dhe plehrave të Rusisë dhe Ukrainës, por edhe për ndalimin e krizës botërore të ushqimit,” thaCavusoglu.

“Ne gjithashtu jemi dakord që pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse duhet të hiqen.”

Marrëveshja e rënë dakord korrikun e kaluar siguron kalimin e sigurt të anijeve pavarësisht një bllokadë detare ruse të porteve të Ukrainës.

Muajin e kaluar, Rusia tha se do ta zgjaste marrëveshjen edhe për 60 ditë të tjera, pavarësisht se OKB-ja, Ukraina dhe Turqia kërkonin zgjatjen e marrëveshjes me  120 ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!