Turqia rikthen “Cesme”-n në Egje dhe lëshon avionët luftarakë mbi Greqi

schedule16:39 - 26 Shkurt, 2021

schedule 16:39 - 26 Shkurt, 2021

Një ditë pasi u largua, anija turke “Cesme” u kthye sërish në Egje mesditën e sotme. Rreth orës 14:00 “Cesme” lundroi në zonën e kërkimit të njoftuar nga Navtex në 15 Shkurt. “Navtex-i (zonë rezervimi detar) turk është në ujërat ndërkombëtare pranë Lemnos, Agios Efstratios dhe Skyrosshkruajnë mediat greke.

Gjithashtu ditën e sotme, grekët akuzojnë se sërish disa avionë luftarakë turq F-16 fluturuan mbi hapësirën ajrore duke shkelur rregullat ndërkombëtare. Ministri turk Hulusi Akar përsëriti edhe një herë teorinë e “Atdheut Blu”, ndërsa iu referua sërish pretendimeve të Ankarasë për “ngacmimin” e anijes “Cesme”.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias tha se Greqia do të dijë se si t’i përgjigjet provokimeve turke në detin Egje dhe këtë e kupton çdokush pasi ka parë se çfarë ka ndodhur deri më tani./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!