“Turqia nuk mund të dërgojë trupa në Gaza kundra Izraelit”, ekspertët: Kërcënim bosh i Erdoganit dhe qeverisë së tij

schedule21:48 - 14 Nëntor, 2024

schedule 21:48 - 14 Nëntor, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se Izraeli nuk për qëllim ta sulmojë Turqinë. Ai ka theksuar se Turqia ka asnjë mundësi të dërgojë trupat në Gaza, që të luftojë kundra Izraelit.

Ndërsa eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani ka thënë se rënia e Damaskut dhe hapja e korridorit deri në bazën amerikane në Siri për të shkuar te kurdët, kërcënon Turqinë.

Krisafi: “Nuk mendoj se Izraeli ka ndonjë qëllim për të sulmuar Turqinë, është një lloj kërcënimi artificial në këtë rast. E dyta, nuk mendoj që Turqia ka asnjë mundësi të dërgojë trupat në Gaza dhe të luftojnë kundra Izraelit. Ky është kërcënim bosh i Erdoganit dhe qeverisë së tij. Kam përshtypjen që prej kohësh ka një përpjekje të Erdoganit për të marrë rolin kryesor në botën myslimane”.

Osmani: “Ka shumë ngjarje që po ndodhin. Në këtë momente që ne po flasim, kanë shkuar shërbimet sekrete ruse në Tel Aviv dhe po negociojnë me Izraelin. Ministri izraelit ka qene para pak ditësh vizitë sekrete në Moskë dhe sot është në Uashington. Çfarë po ndodh? Rusia po ndërhyn në Siri që të pengojë Iranin që të shkëpusë lidhjen me Hezbullahun. Për rrjedhojë mund të relaksohet Izraeli dhe mund të hapet fronti i Sirisë, sepse Izraeli ka nisur bombardimin e Damaskut. Që do të thotë rënia e Damaskut dhe hapja e korridorit deri në bazën amerikane në Siri dhe për të shkuar te kurdët, sigurisht që kërcënon Turqinë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!