Turqia: Nuk do të njohim referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë

schedule12:31 - 24 Shtator, 2022

schedule 12:31 - 24 Shtator, 2022

Turqia nuk i ka pranuar rezultatet e një referendumi të rremë në Krime në vitin 2014 dhe ka të njëjtin qëndrim të qartë në lidhje me referendumet e rreme që Rusia po zhvillon në territoret e pushtuara të Ukrainës, sipas mediave të huaja.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalin.

Ne nuk i konsiderojmë të drejta përpjekjet e njëanshme për referendum, pasi nuk e kemi njohur referendumin në Krime në 2014 dhe rezultatin e tij dhe qëndrimi ynë për këto referendume është i qartë.

Ne e njohim integritetin territorial të popullit dhe shtetit ukrainas. Ne jemi me Ukrainën”, tha Kalin.

/abcnews.al