Turqia nënshkruan marrëveshje me vlerë 50 miliardë dollarë me Emiratet e Bashkuara

schedule21:51 - 19 Korrik, 2023

schedule 21:51 - 19 Korrik, 2023

Gjatë vizitës së sotme të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Abu Dhabi, liderët e Turqisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një sërë marrëveshjesh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

Sipas asaj që u njoftua më pas nga presidenca turke, të dyja palët arritën një marrëveshje që i hap rrugën krijimit të një Këshilli Strategjik të Nivelit të Lartë, me partneritetin e tyre duke marrë karakteristika strategjike.

“Palët vendosën gjithashtu të promovojnë bashkëpunimin ekzistues në fusha të tilla si energjia, transporti, infrastruktura, logjistika, tregtia elektronike, financat, shëndetësia, ushqimi, turizmi, pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, industria e mbrojtjes, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e avancuara. Vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruara arrin në 50.7 miliardë dollarë”, thekson pala turke.

Erdogan pati një takim sot në Abu Dhabi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Presidenti turk, i cili u nderua nga lidershipi i Emirateve me medalje, madje pohoi se bashkëpunimi Turqi-Emirati do të promovohet edhe më shumë gjatë ekspozitës së pajisjeve mbrojtëse IDEF që do të mbahet në Stamboll nga data 25 deri më 28 korrik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!