Një zyrtar rus ka mohuar që ndonjë nga anijet e vendit të tij të ketë ndihmuar në shpëtimin e ekuipazhit të anijes ruse Moskva.
Deklaratat u bënë më herët gjatë ditës nga ministri i Mbrojtjes së Lituanisë Arvydas Anušauskas. Ai tha po ashtu se autoritetet ruse dhe rumune kishin konfirmuar se anija ishte fundosur.
Kurse zyrtari turk refuzoi t’i komentonte deklaratat.
Kujtojmë se “Moskva” një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse ose u godit të mërkurën mbrëma nga ukrainasit ndërsa lundronte në Detin e Zi.
Dje, ministria ruse njoftoi se anija e saj luftarake është goditur nga dy raketa ukrainase dhe se për pasojë ka pësuar dëmtime serioze. Megjithatë, ende nuk dihet nëse anija ka marrë vërtet dëmtime serioze apo nëse është fundosur tërësisht si pasojë e sulmit.
Për shkak të stuhive të mëdha mbi Detin e Zi që errësojnë imazhet satelitore, ende nuk ka një konfirmim të situatës.
Kryqëzori “Moskva”, anija që mban flamurin e Flotës së Detit të Zi, ishte (ose është) një anije ushtarake me peshë të madhe në marinën ruse, e cila krahas përfshirjes në operacione ushtarake ishte edhe një instrument diplomatik i Rusisë.
Kryqëzori i rëndë, 186 metra i gjatë u vu në shërbim në vitin 1983, gjatë epokës sovjetike, me emrin Slava (Lavdia). Misioni i saj parësor ishte shkatërrimi i aeroplanmbajtësve armike.
Anija u emërtua Moskva në maj 1995. Ai është i armatosur me 16 raketa Bazalt / Voulkan kundër anijeve, raketa Fort, versionin detar të raketave me rreze të gjatë S-300 dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi Ossa. Ai gjithashtu ka raketahedhës, topa dhe silurë, raporton abcneës.al.
Sipas agjencisë Ria Novosti, Moskva është modernizuar dy herë në historinë e saj, e dyta në periudhën 2018-2020.
Ekuipazhi i saj përbëhet nga 680 burra, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. /abcnews.al/