Turqia luftë brenda e jashtë vendit kundër kurdëve, arrestohen 42 persona

schedule11:21 - 23 Janar, 2018

schedule 11:21 - 23 Janar, 2018

Përveç luftimeve në provincën Afrin në Siri, qeveria turke vazhdon operacionet kundër kurdëve edhe brenda vendit. 42 persona u arrestuan në Izmir, pasi akuzohen se kanë shpërndarë propagandë terroriste në internet.

Policia e Turqisë ka arrestuar 42 persona, përfshirë një politikan pro-kurd për akuzën se kanë “shpërndarë propagandë terroriste” në rrjetet sociale lidhur me operacionet e ushtrisë së Ankarasë kundër milicive kurde në Siri. Kjo është raportuar nga mediat shtetërore. Operacionet policore, që u fokusuan në provincën perëndimore Izmir, çuan në 70 numrin e personave të arrestuar që prej nisjes së ofensivës “Dega e Ullirit”.

Operacioni në rajonin Afrin në Siri, ka në shënjestër ushtrinë kurde YPG të mbështetur nga SHBA, por që shikohet nga Ankaraja si një grupim terrorist dhe zgjatim I Partisë Punëtore të Kurdistanit, PKK. Kjo forcë politike ka luftuar prej 3 dekadash për autonomi në juglindje të Turqisë.

Skuadrat e anti-terrorizmit kryen arrestimet. Mes të ndaluarve është dhe kreu I Partisë Demokratike Popullore “HDP”, forca e dytë më e madhe opozitare në parlament, e cila akuzohet nga Ankaraja se është pjesë e PKK. Megjithatë kjo parti mohon këtë pretendim. 6 persona të tjerë të arrestuar akuzohen për shpërndarje propaganda në rrugë. Agjencia shtetore e lajmeve Anadollu nënvizon se ata kanë shqetësuar qytetarët dhe po planifikonin mbajtjn e një proteste. 14 të dyshuar të tjerë u ndalian për shkak të postimeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë, të hënën qeveria Turke ndaloi mbajtjen e tubimeve, protestave, mbledhjeve dhe koncerteve në kryeqytet deri në përfundimin e operacionit “Dega e Ullirit”. Sipas Anadollu, në luftimet në Siri, një ushtar turk është vrarë. Gjithashtu në Kombet e Bashkuara u mbajt edhe séanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë mbi zhvillimet në Siri. Ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre, deklaroi se e kupton shumë mirë shqetësimin e Turqisë lidhur me çështjen e sigurisë. Ai i bëri thirrje Ankarasë që të përbahet nga luftimet në provincën Afrin./abcnews.al