Restorantet dhe kafenetë u rihapën nën rregulla të rrepta në Turqi të hënën.
Ndërsa miliona punonjës të sektorit publik u kthyen në punë dhe shumë vende të tjera, përfshirë parqe, plazhe, biblioteka dhe muze u rihapën në të gjithë vendin.
Por fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar deri më 10 qershor.
Turqia, me një popullsi prej 83 milion banorësh, ka regjistruar rreth 164,000 raste me koronavirus dhe më shumë se 4500 viktima. Por me afro 128,000 pacientë të rikuperuar tani, qeveria po mburret me suksesin e saj në trajtimin e shpërthimit.
Zyrtarët thonë që pandemia tani është nën kontroll, por kanë paralajmëruar popullin të respektojë rregullat e distancimit shoqëror dhe të përdorin maska jashtë./abcnews.al